FOTO/ 12 perlat turistike të Shqipërisë, në kalendarin e Ambasadës së Zvicrës

329

Ambasada Zvicerane në Shqipëri, ka përzgjedhur 12 vendet, atraksionet më të bukura dhe më të spikatura në Shqipëri, për t’i pasqyruar ato në kalendarin e Vitit të Ri 2019.

Fotografitë me pamjet e spikatura nga laguna e Divjakës, ishulli i Sazanit, kanionet e Osumit e vargmalet e mbuluara me borë, etj, janë pjesë të kolazhit artistik që përmes ngjyrash të relievit gjeografik që pasqyrojnë, reflektojnë jo vetëm bukuritë turistike të Shqipërisë por edhe 4 stinët e vitit.