FOTO/ I lindur para kohe, Frenki lë i shëruar pas 3 muajsh maternitetin “Koço Gliozheni”

75

Ditë e bukur për familjen e Frenkit të vogël, i lindur para kohe, që sot lë spitalin i shëruar, pas gati 3 muajsh në rrezik për jetën.

Kujdes dhe punë e jashtëzakonshme e dr. Vasilika Çinës për Frenkin e vogël dhe gjithë stafi i terapisë intensive në maternitetin “Koço Gliozheni” për trajtimin me profesionalizëm e dashuri të fëmijëve të lindur prematurë.

Në maternitetin “Koço Gliozheni” po rriten rastet e bebeve prematurë, që e kanë fituar betejën për jetën. Në këtë maternitet po bëhet një punë fantastike me fëmijët e lindur para kohe, si edhe të porsalindurit e nënave të reja që po përballen me COVID-19.