FOTO/ Njihuni me Bertin, la emigrimin dhe shtoi fermën me 100 krerë të imta

37

Berti nga fshati Karbunarë i Fierit, është kthyer nga emigrimi 15 vite më parë dhe zgjodhi që prej asaj kohe, të krijonte tufën e vogël me 7-8 krerë dele.

Me dëshirën për t’u zhvilluar e shtoi tufën dhe sot ka rreth 100 krerë.

Berti është mbështetur nga AZHBR nëpërmjet Skemës Kombëtare, për tufën bazë të matrikulluar, ndërsa, qumështin e tregton i sigurt në kompanitë e përpunimit.

Berti tregon se sheh njerëz që po i kthehen tokës dhe se fshati i tij Stan-Karbunarë, që dikur kishte orientim emigrimin, ka ndryshim, dhe po qaset ndaj zhvillimit me njerëz që po investojnë në zonë.