FOTO/ Peshku endemik shqiptar, mbi 1.6 milionë rasate korani hidhen në liqenin e Pogradecit

67

Në Liqenin e Pogradecit ka nisur hedhja e rasatit të koranit. Për herë të parë këtë vit do të hidhen mbi 1.6 milion rasate, numri më i madh i prodhuar ndonjëherë në Shqipëri.

610 mijë rasate u lëshuan në liqen gjatë kësaj faze, ndërsa pjesa tjetër do të lëshohet javën e fundit të shtatorit dhe fillim të tetorit.

Peshku koranit sipas studimeve te arkeologjise eshte një lloj peshku Antik nga më të vjetër në botë, që i ka mbijetuar Shekujve dhe jeton e rritet vetëm në ujërat e Liqenit Pogradecit, pra është peshk endemik shqiptar, prandaj ka vlera të larta ekonomike e turistike dhe është shumë i kërkuar nga turistët, vendas dhe huaj.

Korani ka mish ngjyrë të bardhë në trandafil; mishi i tij është shumë i shijshëm me përmbajtjetë lartë të vitaminave e mineraleve; vlerat e tij rriten kur gatuhet i freskët. Shume turistë vendas dhe të huaj janë të interesuar ta shikojnë, studiojnë dhe fotografojnë.