FOTO/ Prezantohen projektet për ndërtimin e stadiumit “Flamurtari” në Vlorë

5

Tre studio të arkitekturës bashkëkohore ndërkombëtare kanë prezantuar projektet e tyre për ndërtimin e stadiumit të ri Flamurtari në Vlorë.

Bëhet fjalë për 3 studiot arkitekturore  FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë). Secila prej tyre prezantoi për 25 minuta projektin për stadiumin e ri të Vlorës.

Në prezantimin e saj studioja arkitekturore italiane FUKSAS e vuri theksin te stadiumi si qendër multifunksionale.
“Stadiumi si qendër multifunksionale, ideja jonë është që funksionimi i plotë i arkitekturës për stadiumin është një vend që mund të përdoret gjatë gjithë javës. Pjesa e pasme mund të përdoret në mënyrë të gërshetuar dhe të ketë funksion publik, fusha futbolli, bare. Kjo zonë të rijetëzohet”.

Studiot “Oppenheim Architecture” në bashkëpunim me “Commonsense” ishin të dytat në radhë në prezantimin e projektit, ku ajo që binte në sy ishte ndërtimi i kullave në të dy anët e stadiumit

“Duke patur kullat në të dy anët dhe të ndërtohet një tjetër e madhe aty ku është stadiumi dhe do t’i japë stadiumit hapësirën e vet. Qasja jonë drejt një hapësire të hapur, e nxjerrim përtej parametrave të një stadiumi sportiv, duke krijuar hapësirë dhe fusha të tjera sportive, pishinë dhe funksione sportive”.

E fundit që prezantoi projektin ishte studioja belge XDGAnë bashkëpunim me CMA Ltd. + Bollinger&Grohman Sarl. Sipas saj stadiumi do të jetë një gërshetim funksionesh në raport me ndërtesat ekzistuese.

/lajmifundit.al

FOTO: Prezantohen projektet për ndërtimin e stadiumit