FOTO/ Rikonstruksioni i rrugës Miras-Arrëz, FSHZH informon mbi situatën aktuale të punimeve

91

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën me dije se ndërhyrja fillon në dalje të fshatit Miras, vazhdon deri në kryqëzimet me fshatrat Qytezë e Sinicë dhe përfundon në fshatin Arrëz.

Sipas njoftimit kjo ndërhyrje e cila do t’i shërbejë jo vetëm zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë, tregtisë të produkteve lokale do t’i hapë një derë agroturizmit, turizmit historik dhe kulturor pasi këto zona mbartin shumë tradita.

FSHZH njofton gjithashtu se ky projekt do të sigurojë një lidhje më të mirë të fshatrave të Bashkisë Devoll me rrugën automobilistike nacionale Korçë – Kapshticë.