FOTO/ Rindërtohet kopshti dhe çerdhja e re në Kodër Kamzë

18

Një kopsht dhe një çerdhe e re në Kodër Kamzë hapën dyert për të pritur 150 fëmijë të zonës, duke ofruar kushtet e nevojshme për mirërritjen e tyre.

Mbi rrënojat e godinës së ndërtuar që në vitet ’70, Bashkia e Tiranës rindërtoi në kohë rekord kopshtin e ri, i cili ka të integruar edhe një çerdhe, çka i jep zgjidhje kërkesave të hershme të prindërve.

Njëkohësisht në Kodër Kamzë po vijon puna edhe për dy shkollat e reja, një 9-vjeçare dhe një e mesme, që do t’i japin fund mësimit me dy turne.