FOTO/ Rrajca, mrekullia natyrore që tërheq turistë në çdo stinë

40

Rrajca është një destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj, me bukuri të jashtëzakonshme natyrore.

Rrajca është pjesë e Parkut Shebenik-Jabllanicë dhe zonë e mbrojtur nga UNESCO për ahun e lashtë të Europës.

Liqenet akullnajore, pjesë e Parkut Shebenik-Jabllanicë, e bëjnë Rrajcën një nga destinacionet e veçanta turistike natyrore që mund të eksplorohen në çdo stinë.

Brenda parkut gjenden mbi 14 liqene akullnajore të vogla me bukuri madhështore, të cilat ndodhen në një lartësi mbi 1900 metra mbi nivelin e detit.