FOTO/ Zogjtë e liqenit të Shkodrës nën fokusin e fotografëve nga rajoni

10

Fotografë të jetës së egër nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut shfaqën në një ekspozitë fotografitë e specieve të shumta të zogjve që ndodhen në liqenin e Shkodrës.

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan, është gjithashtu një nga rezervat më të mëdha në Europë të zogjve me mbi 270 specie midis të cilave edhe disa prej pelikanëve të fundit në kontinent.

Biodiversiteti i larmishëm dhe peizazhet piktoreske e bëjnë këtë zonë një nga më të bukurat për t’u vizituar dhe fotografuar.

Fotografë të jetës së egër nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u mblodhën të dielën në brigjet e liqenit për të shfaqur këtë thesar natyror përmes një ekspozite fotografie të organizuar nga bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Wildlife – Albanian Photographers dhe mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.