FOTOT/ 60 vjet nga hapja e “Sami Frashërit”, gjimnazi ikonë i Tiranës

85

Sot shënohen 60 vjet nga hapja e një prej shkollave ikonike të Tiranës, gjimnazit “Sami Frashëri”.

Gjimnazi ” Sami Frashëri” njihet per rezulatete të larta në mësimdhënie. Shumë vite gjimnazi është shpallur i pari në listën e shkollave të mesme të Republikës së Shqipërisë, rankim i cili përftohet nga krahësimi i notave mesatare të Provimit të Maturës.

Në këtë jubile të veçantë janë programuar një sërë aktivitetesh. Në festimet për këtë përvjetor të rëndësishëm të shkollës që ka përgatitur dhjetëra breza përgjatë dekadave të ekzistencës së saj janë bërë bashkë nxënësit të cilët studiojnë aktualisht në këtë gjimnaz me ALUMNI, mësues, ish-mësues, ish-drejtues ndër vite si dhe personalitete të fushave të ndryshme.