Investimi 4.4 milionë usd për sigurinë e digave dhe mbrojtjen nga përmbytjet

18

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, synon të rrisë investimet përmes projekteve të reja që garantojnë sigurinë e digave dhe mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytjet.

Me një fond total prej 4.4 miliardë usd, financim të huaj grant nga WBIF (Western Balkans Investment Framework), MBZHR do të investojë gjatë 2023, dy drejtime kryesore.

Sipas MBZHR, me 2.7 milionë usd po realizohet studimi i fisibilitetit për përmirësimin e mbrojtjes nga përmbytja në lumenjtë Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosa.

Studime të cilat më pas, do të kalojnë në projekte të zbatueshme që duhet të realizohen me ndërhyrje prioritare.

Ndërsa me 1.6 milionë usd, do të kryhet studimi i parafisibilitetit të rreth 430 digave dhe në funksion të përfundimeve/gjetjeve të tij, do të vazhdohet me fazat e tjera të studimit të fisibilitetit.

Më pas puna dotë vijojë në hartimin e projekteve të zbatimit dhe kryerjes së punimeve civile për rehabilitimin e një pjese të digave për ujitje (nga 626 diga gjithsej).

Projekti për investime në diga, është parashikuar në buxhetin e vitit 2023, për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, që adreson një fond prej 2.1 miliardë lekë ose 23% më shumë se viti 2022, në investime për sektorin e ujitjes dhe kullimit në sektorin e bujqësisë.