FOTOT/ Aktorja e njohur shqiptare në Zvicër dhuron respiratorë për Shqipërinë

67

Diaspora shqiptare ka qenë gjithmonë në mbështetje të vendlindjes.

Aktorja e njohur shqiptare në Zvicër, Zhaklina Dhimojani Blättler ka dhuruar disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Ajo është larguar nga Shqipëria në vitet 90 dhe gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë si dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën.

Faleminderit Zhaklina!