FOTOT/ Drejt përfundimit aksi Shijan-Ura e Gajdarit, gati për sezonin turistik

131

Punimet në segmentin Shijan-Ura e Gajdarit, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, janë tashmë drejt përfundimit.

Segmenti rrugor Shijan-Ura e Gajdarit, i cili është vazhdimi i aksit Kardhiq-Delvinë, i është nënshtruar një rehabilitimi të plotë, për ta kthyer atë në parametrat e duhur. Punimet përfshijnë zgjerimin, asfaltimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në këtë segment.

Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i segmenteve rrugore, Ura e Gajdarit-Ura e Kranesë dhe Ura e Kranesë-Qafë Botë, duke bërë të mundur përmirësimin e aksesit me pikën kufitare të Qafë Botës.

Ashtu siç është vepruar edhe me akse të tjera të rëndësishme për sezonin turistik, edhe segmenti Shijan-Ura e Gajdarit do të jetë gati për qarkullimin e mjeteve brenda muajit qershor, ndërsa shtresa e fundit e asfaltit dhe elementët e tjerë të sinjalistikës do të përfundojnë në muajin tetor të këtij viti.