FOTOT/ Drejt përfundimit rruga turistike Shkafanë-Lalëz-Ishëm

38

Rikonstruksioni isegmentit turistik Shkafanë-Lalëz-Ishëm, po i jep një tjetër dimenson kësaj zone. Projekti, që tashmë është drejt fundit, synon të këtë ndikim në lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për lëvizjen në gjithë zonën. Segmenti përmirëson aksesin në zonën e Gjirit të Lalzit, ku në vijim të nxjerr në Bubq dhe bën lidhjen edhe me zonën e veriut, ku vizitorët nga Kosova mund të udhëtojnë nëpërmjet këtij aksi, duke ndikuar në lehtësimin e qarkullimit dhe uljen e trafikut. Gjithashtu rruga e Ishëmit mund të përdoret nga zona e jugut duke i dhënë frymëmarrje trafikut të shtuar gjatë sezonit turistik.

Investim i realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përfshin rreth 8 km aks që nga hyrja e rrugës kryesore deri në dalje, të cilat lidhin Shkafanën me Lalzin dhe Lalzin me Ishmin, NJA Ishëm. Investimi ka si qëllim jo vetëm t’í shërbejë drejtpërdrejtë 4500 banorëve dhe 5 fshatrave por edhe udhëtarët që vijnë nga Fushe-Kruja, Kruja dhe turistëve që frekuentojnë Gjirin e Lalëzit kryesisht nga Kosova.

Përgjatë gjatësisë së këtij aksi turistik, peizazhi është panoramik por edhe ofron mundësi për zhvillimin e aktiviteteve fitim prurëse në fushën e agroturizmit dhe më gjerë, duke ndikuar kështu në përmirësimin e cilësisë dhe standardin e jetesës. Gjithashtu, me përmirësimin e infrastrukturës rrugore bëhet më e prekshme Kalaja e Ishëmit si monument i trashëgimisë kulturore, duke i dhënë zonës turistike edhe mundësi për shfrytëzimin e turizmit kulturor.