FOTOT/ Enerjada dhe Kozeta, dy sipërmarrese në Vlorë që mbajnë gjallë traditën

29

Në Vlorë, sipërmarrja e grave jo vetëm ka gjeneruar të ardhura familjare, por edhe ka ndikuar në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore me hapjen e bizneseve të suvenireve dhe veshjeve tradicionale.

Enerjada dhe Kozeta janë dy sipërmarrese që me punën e tyre punojnë çdo ditë për të mbajtur gjallë traditën.

Enerjada drejton prej 4 vitesh “Vintagelux” në Muradie. Punishtja saj ka në fokus riciklimin e tekstileve etnike, punës së dorës dhe tapicerive të ndryshme.

Kozeta, me shumë vite përvojë në punimin e veshjeve me dorë. Edhe ajo ka dyqanin e saj në Muradie dhe po hedh hapat e parë drejt tregjeve të huaja. Së fundmi ka marrë edhe titullin “Mjeshtër.