FOTOT/ Fillojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës Ersekë – Leskovik

68

Kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës Ersekë – Leskovik. Ky projekt me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon përmirësimin e konektivitetit rajonal dhe lehtësimin e aksesit drejt potencialeve turistike duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike.

Ndërhyrja fillon në qytetin e Ersekës dhe përfundon në qytetin e Leskovikut. Ky segment rrugor ka një gjatësi rreth 42 km.

Investim pritet të rrisë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit rrugor dhe gjithashtu t’i japë një hov të ri këtyre zonave në fushën e turizmit dhe jo vetëm.