FOTOT/ Investimi drejt fundit, shihni si duket Parku i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë

64

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë do të krijojë një hapësirë krejt ndryshe e të re për të gjithë banorët, por edhe për vizitorët ditorë dhe turistët në qytetin bregdetar.

Investimi po shkon drejt përfundimit dhe parku do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti.

Në këtë park po mbillen edhe bimëve të vogla shumëvjeçare. Janë 4800 bimë që do mbillen vetëm në këtë rreth. Këtu janë rreth 600 pisha dhe rreth 380 lloje pemësh të ndryshme. Rreth 1000 pemë në të gjithë parkun.

Do jetë i gjithë parku i gjelbëruar. Aktualisht ka filluar shtrimi i tapetit të barit. Rrethi i lodrave është një hapësirë e gjitha e konceptuar për fëmijët.