FOTOT/ Lumi i Shalës, uji i kristaltë që “zbret nga qielli” ju fton për pushime të paharruara

51

Lumi i Shalës është shndërruar vitet e fundit në një destinacion mjaft të dëshiruar nga turistët vendas dhe të huaj. Një bukuri e pashoq, që të magjeps.

Ky lumë buron rrëzë Alpeve Shqiptare dhe ka një gjatësi prej 3️7 kilometrash prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin.

Lumi Shala dallohet me ujin e tij të kristaltë, me prurje mesatare vjetore, afro 3️4️ m³/sek. Prurjet maksimale arrijnë në nëntor me 5️2️m3/sek, ndërsa prurje minimale në gusht në të cilin arrin 9️m³/sek.

Lumi i Shalës gjithashtu njihet për shumëllojshmërinë e peshqve. Lumi i Shalës është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më i përhapuri është trofta, që rritet vetëm në ujrat e ëmbla.

Po.al sjell disa foto të veçanta dhe ju fton ta vizitoni!