FOTOT/ Në Shqipërinë magjepsëse, ka një vend për “plazh” edhe në dimër

244

Ujërat termale të Bënjës, 13 km larg qytetit të Përmetit, një fenomen i rrallë natyror ka tërhequr këto ditë të para të vitit vizitorë të shumtë vendas.

Vizitorët e shumtë të cilët kanë populluar gjatë këtij fillim viti këtë zonë kanë zgjedhur ti festojnë ndryshe festat duke shijuar burimet e ujërave termale që janë natyralë dhe kanë veti terapeutike të ndryshme

Ujërat Termale të Bënjës janë një nga resurset natyrore më të çmueshme. Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer.