FOTOT/ Nis ndërtimi i shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës

43

Në Durrës ka nisur rindërtimi i shkollës së mesme “Naim Frashëri”, e cila do të ketë mjedise të reja moderne të ndërtuara sipas standardeve më të mira.

Kjo shkollë po rindërtohet në të njëjtin vend me financimin e BE-së nëpërmjet programit EU4Schools zbatuar nga UNDP.

Shkolla e Mesme “Naim Frashëri” u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, ajo u shemb në nëntor të 2021 dhe tashmë ka nisur puna për rindërtimin e saj.

I financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNDP Albania, programi “EU4Schools” po ndërton objektet arsimore të së ardhmes.

Në fokus të tij është rindërtimi apo riparimi i mbi 60 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, 2019, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë rreth 24,500 fëmijë, nxënës e mësues.