Trotuari përgjatë Shallvareve ka ndryshuar pamje, falë investimeve të fundit.
Nga një hapësirë shumë e ngushtë, që vështirësonte kalimin e qytetarëve, sikurse shihni edhe nga këto foto, po punohet për zgjerimin e trotuarëve në rrugën pranë Pallatit të Shallvareve përballë Tajvanit.
Ky investim ka lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve dhe të karrocave për nënat me fëmijë.
Tashmë, hapësira për qytetarët, 4 herë më e madhe.