FOTOT/ Një shkollë moderne për 310 nxënës në Laknas të Kamzës

32

Shkolla 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” në Laknas, Kamzë, pas rikonstruksionit falë programit “EU4Schools”, ka mjedise dinjitoze për 310 nxënës e 21 mësues.

Ambientet e shkollës janë transformuar krejtësisht me kushte komode dhe motivuese për punë e siguri.

Sistemi i ngrohjes së ambienteve funksionon më së miri. Mjedisi sportiv dhe ai rreth shkollës janë çlodhëse, argëtuese dhe edukative.

Ky institucion është një prej 63 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues që po rindërtohen ose riparohen falë Programit “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Evropian me 75 milionë euro dhe zbatuar nga UNDP.

Afërsisht 24,000 fëmijë, nxënës e mësues janë edhe përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij investimi madhor për të ardhmen.