FOTOT/ Një tjetër park natyror me tabela orientuese dhe informuese për turistët

72

Në prag të sezonit turistik në parkun natyror të Zagorisë u vendosën tabela të reja informuese për turistët.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër bëri të ditur se në kuadër të projektit “Parku Natyror i Zagorisë, shtegtim turistik me shumë vlera” realizuar nga shoqata mjedisore “Çajupi” në bashkëpunimin e AdZM Gjirokastër dhe me mbështetjen e kompanisë “Shell Upstream Albania B.V.” u vendosën edhe 4 tabela të mëdha informuese në pikat hyrëse të Parkut Natyror “Zagori”.

Sipas ADzM Gjitokastër u vendosën edhe 80 tabela orientuese me qëllim njohjen dhe orientimin e vizitorëve drejt vlerave natyrore, kulturore dhe historike të parkut.

AdZM Gjirokastër falënderoi Shoqatën Mjedisore ” Cajupi ” dhe kompaninë “Shell Upstream Albania B.V.” për kontributin në realizimin e këtij projekti.

Parku natyror “Zagori”në Gjirokastër shtrihet mes vargmaleve Shëndëlli-Lunxhëri-Bureto, Trebeshinë-Dhëmbël-Nemërçkë, më të mëdhenjtë dhe më të lartët në jugun e vendit.

Zagoria ngjan brenda kësaj kurore malesh si një “perlë e rrallë natyrore”. Një hijeshi marramendëse që nga malet e lartë, shkëmbinjtë e ashpër e të thepisur, oaze të gjelbra me pemë, lule e bar, vlerat e biodiversitetit, vlerat kulturore dhe shpirtërore që ka kjo zonë shtojnë pasionin për të tërhequr në gjirin e saj shumë vizitorë e turistë të huaj.