Për herë të parë në QSUT, kryhet rimodelimi i kafkës tek fëmija 10-muajsh

42

Një operacion i vështirë i rimodelimit të kafkës të një fëmije 10- muajsh është kryer për herë të parë me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Reisi e vogël 10-muajsh ia ka dalë me sukses pas një operacioni tepër të vështirë të rimodelimit të kafkës që u krye për herë të parë në spitalet tona.

Punë fantstike e ekipit multidisiplinar me neurokirurg prof. Artur Xhumarin, kirurgun e Shërbimit Maxilofacial dr. Arlind Myftari, kirurgun maksilofacial të Spitalit Universitar të Traumës dr. Mariol Sako, anestezist në spitalin pediatrik dr. Spiro Sila, kryeinfermiere Silvana Laçi, instrumentare Anisa Vogli, infermiereve Marjeta Shehi, Nora Tafaj, Irini Ngjiro.