FOTOT/ Njihuni me Kledisin, fermeri që ka dyfishuar sipërfaqet e mollëve për eksport

150

Kledisi një fermer nga fshati Bitinckë e Korçës, thotë se “Fuji është varieteti i mollës që ka më shumë treg, pasi reziston më gjatë, ka aromë dhe shije unike dhe është mjaft e kërkuar për ekport”.

Ndaj, duke parë tregun, tha ai, filluan të kultivojnë edhe këtë kulturë në plantacionet e tyre, së bashku me mollën gold dhe starking.

Ky është shembulli i të riut nga Korça, që e ka kthyer bujqësinë në punën dhe pasionin e tij kryesor.

Me profesion financier, Kledisi, ka rreth 6 vite që i është përkushtuar këtij zanati, nën udhëheqjen e babait që tradicionalisht kujdesej për kultivimin e mollëve, si shumëkush në zonë.

E nisën fillimisht me 4.7 ha të mbjella, ndërsa sot kanë rreth 10.4 hektarë. Janë mbështetur nga AZHBR nëpërmjet Programit IPARD II, duke përfituar mekanikën bujqësore, traktor e agregate si dhe rrjetën antibreshër, një aset i domosdoshëm pasi i ruan prodhimin nga breshëri.