FOTOT/ Panairi i Shalqirit dhe Pjeprit në Lushnje, sa tregtohet në BE

38

Në sheshin kryesor të qytetit të Lushnjes u zhvillua këtë fundjavë, Panairi i Shalqirit dhe Pjeprit, ku u ekspozuan edhe prodhime të tjera bujqësore të fushës, mjaft të kërkuar nga tregu vendas dhe ai i huaj.

Puna fantastike e rreth 2700 fermerëve të kësaj zone, ja doli që ta shtonte prodhimin në 2000 ha dhe të prodhonte rreth 120 mijë ton, ku një pjesë shkon për eksport.

Falë punës së 38 pikave të grumbullimit, sot rreth 35 % tregtohet si në vendet Europiane, ashtu edhe ato të Ballkanit Perëndimor. Pjesa tjetër është për konsumin në tregun e brëndshëm.

Ky panair është një mundësi e mirë për të promovuar prodhimet bujqësore, arritjet teknologjike në shartimin e kultivarëve dhe ndjekjen e tregjeve nga pikat e grumbullimit, teksa tha se “sfidë mbetet shtimi i eksporteve bujqësore”.

Fermerët u shprehën se, ky vit ka qenë i mbarë për ta dhe prodhimi është cilësor. Në fund të panairit u ndanë edhe çmime për prodhuesit me rendimente të larta të shalqinit.