FOTOT/ Përfundojnë 80% e punimeve për bajpasin e Vlorës, shihni pamjet

26

Ndërtimi i bajpasit të Vlorës, i cili pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe shkurton kohën e udhëtimit për në jug të Shqipërisë, po ecën me ritme të shpejta.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur sot se punimet deri tani janë realizuar në masën 80%.

Sipas ARRSH-së, po punohet me realizimin e shtresës së dytë asfaltike (binder 6cm), deri tani kanë përfunduar rreth 8 km.

Po ashtu, po punohet në zonën e Kaninës me formimin e trupit të rrugës dhe mbrojtjen e skarpatave.

“Përfundimi i plotë i kësaj vepre të rëndësishme lehtëson trafikun, nxjerr në pah pamjen e qytetit të Vlorës dhe shkurton kohën e udhëtimit për në jug të Shqipërisë”, bën të ditur ARRSH.