FOTOT/ Përfundon ndërtimi, hapet për qarkullim ura e re e Tapizës

10

Punimet për ndërtimin e urës së re të Tapizës kanë përfunduar dhe ura është e hapur për qarkullimin e mjeteve.

Ura e re është ndërtuar mbi gjurmët e urës së vjetër rreth 50-vjeçare, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe përmbush të gjitha kushtet e sigurisë rrugore.

Ura e re ka 3 korsi 40 metra, 13.2 gjerësi, 7.5 karrexhatë dhe në të dy anët e urës ka trotuare.

Për ndërtimin e urës së Tapizës janë adresuar 1.5 milionë dollarë nga fondi i Rindërtimit.