FOTOT/ Perla e natyrës, vjeshta ngjyros me “argjend” Tushemishtin

20

Tushemishti, fshati turistik që ndodhet vetëm 5 km larg qytetit të Pogradecit, ofron një pamje mbresëlënëse për vizitorët në të gjitha stinët e vitit.

Tashmë me rrugën e asfaltuar në kuadër të programit “Rrugët Lidhëse Rajonale”, me financim nga Qeveria Shqiptare dhe Banka Botërore, ju mund ta vizitoni lehtësisht atë.

Drilon-Tushmisht është një nga zonat me bukuri të pakrahasueshme natyrore pranë liqenit të Pogradecit. Në një zonë të vogël gjeografike, disa prej perlave të natyrës shqiptare janë të ndërthurura, siç janë: Burimet e Drilonit, Liqeni i Ohrit, shtëpitë karakteristike të zonës, dhe peizazhe pikture, të cilat krijojnë një oazë të mrekullueshme me shumë mundësi për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Në Tushemisht gjenden tre monumente natyrore: Burimi i Drilonit, Rrepet e Tushemishtit dhe Shpella Najazma. Mozaiku i Tushemishtit u zbulua aksidentalisht nga banorët e fshatit në vitin 1967. Ajo ndodhet në pragun e kishës së sotme të Shën Pandelimonit në Tushemisht. Edhe pse është shpallur Monument Kulture, të dhënat për të janë shumë të pakta.