Nis aplikimi për specializimet në mjekësi

10

Nisin aplikimet për specilizimet afatgjata në fushën e mjekësisë. Sipas vendimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, kandidatët kanë afat deri më 10 Mars 2023, që të dorëzojnë dokumentacionin dhe të bëhën pjesë e garës për specilizimet afatgjata në mjekësi. Tarifa e aplikimit dhe konkurrimit është 5 mijë lekë.

Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë ka miratuar 330 kuota për specializimet për vitin akademik 2022- 2023, prej të cilave 159 kuota janë të mbuluara nga shteti.

Shumicën e kuotave të mbuluara, 140 i ka Ministria e Shëndetësisë, kjo gjë përcakton se pas përfundimeve këta mjekë do të shkojnë të punojnë në spitalet rajonale ku ka mungesë, pasi gjatë katër viteve të specilizimeve Ministria i paguan.

Ndërsa 161 kuota janë të lira, të pambuluara, shpenzimet kandidatët i mbulojnë vetë. 10 kuota janë lënë për transferim studimesh për ata që kanë mbaruar Mjekësinë e Përgjithshme jashtë vendit.

Sipas vendimit të Senatit Akademik, nga 37 fusha specializimi, numrin më të lartë të kuotave e kanë specializimet për Anestezi-Reanimacion, Kirurgji e Përgjithshme, Mjekësi Familjeje dhe Pediatri, të cilat kanë nga 20 kuota secila, ndërsa të tjerat variojnë nga 5 deri në 15 kuota.

Lista e aplikantëve do të publikohet nga fakultetet përkatëse brenda datës 20 Mars, më pas në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, kandidatët do t’i nënshtrohen testit të informatizuar.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet me sistemin e 1000 pikëve, nga ku 30% të pikëve i fiton nga nota mesatare dhe 70% të pikëve i marrin nga testi i informatizuar.

Një kandidat kualifikohet nëse ka një minimale prej 380 pikësh. Dhe më pas kandidatët renditen në rend zbritës, dhe bëjnë përzgjedhjen e programit të specializimit. Tarifa vjetore e shkollimit për specializimet afatgjata mbetet e pandryshuar, 115 mijë lekë në vit.