FOTOT/ Perla e turizmit, shëtitorja e Sarandës merr pamje krejtësisht të re

138

Shëtitorja “Naim Frashëri” në qytetin e bukur të Sarandës ka marrë një pamje krejtësisht të re, ndërsa vijon me intensitet të lartë puna për rikonstruksionin e plotë të saj.

Në shëtitore do të mbizotërojnë elementë që ruajnë identitetin e qytetit, ndërsa rikonstruksioni përfshin zgjerimin e rrugës dhe kthimin e hapësirave në anë të saj në hapësira rekreative, me zona pushimi, gjelbërim dhe sistem ndriçimi.

Ky projekt pritet të ketë një impakt me rëndësi turistike dhe ekonomike, duke i dhënë Sarandës shkëlqimin e merituar, si një prej qyteteve më atraktive në Shqipëri. Projekti po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit./ Përgatiti PO.AL