FOTOT/ Qyteza mes liqeneve, Belshi një nga destinacionet e preferuara turistike

46

Belshi ka tërhequr këto ditë me diell, edhe pse të ftohta, vizitorë që shijojnë bukuritë natyrore të zonës, me një infrastrukturë tërësisht të re.

Qyteza mes liqeneve, me pamje panoramike,  është bërë një prej destinacioneve turistike më të vizituara të qarkut Elbasan.

Është një zonë me një peizazh natyror që të bënë për vete në të katër stinët por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia pikas me ngjyrat e saja të theksuara.

Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene,midis tyre ka dhe të vegjël fare, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre.

Kanë një florë befasuese sidomos në pranverë. Disa numërohen me emra për bukurinë e tyre si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë, karakteristikë për ujrat e këtyre liqeneve që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.