FOTOT/ Rruga Kardhiq-Delvinë, përfundon gjysma e punimeve për tunelin e Skërficës

48

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se ka përfunduar gjysma e punimeve për ndërtimin e tunelit të Skërficës në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

Tuneli i Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë ka një gjatësi 1,3 km, dhe sipas ARRSH-së, është i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 m, duke përmbushur kështu të gjitha kushtet e sigurisë.

“Puna po ecën me ritme të shpejta, realizimi fizik ka arritur në 50 %, kanë përfunduar punimet e gërmimit të portalit verior të tunelit (hyrje) dhe portalit jugor (dalje)”, bën të ditur ARRSH.

Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 1.5 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.