FOTOT/ Tuneli i Llogarasë merr formë, shihni si po ecin punimet

228

Punimet per tunelin e Llogarasë po vijojne intensivisht,  ndersa raportohet se janë realizuar 5 % e punimeve, si ngritja e kantierit, devijimi i rrugës nacionale, hapja e dy portaleve të tunelit nga pjesa e Vlorës dhe nga ana e Palasës, ndërsa po vijon puna për gërmimin në brendësi të tuneleve.

Në tunelin kryesor eshte ecur me 70 metra gërmim, ndërsa 30 metra në tjetrin. Në krahun e Palasës janë hapur të dyja tunelet, është hapur traseja dhe po vijohet me gërmimin e tuneleve.

Tuneli i Llogorasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bëjë që kjo rrugë të përshkohet për 7-10 minuta.