FOTOT/ Unaza e re e Beratit, shihni si projekti ka lehtësuar trafikun

95

Unaza e re e Beratit është një nyje e rëndësishme infrastrukturore, që lehtëson ndjeshëm trafikun dhe aksesin për të hyrë në qytet.

Pamjet e mëposhtme tregojnë edhe ndryshimin e ndodhur, pas ndërhyrjes në këtë segment.

Duke qenë se Berati është e vetmja ‘urë lidhëse’ për të shkuar në Çorovodë dhe Poliçan, rehabilitimi i këtij aksi lehtëson, afron dhe ndërlidh banorët e zonës, si dhe shkurton kohën e lëvizjes drejt këtyre qyteteve.

Ndërhyrja në infrastrukturë ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, rritjen e standardit dhe e bën më të prekshme zonën për turistët, kjo e fundit – industria kryesore dhe gjithnjë e në rritje për qytetin.