FOTOT/ Xhubleta, veshja e vjetër shqiptare bën bashkë studiues e etnografë

728

Tipologjia e Xhubletës si veshje, konsiderohet si nga më të vjetrat. Studiues, etnografë dhe të apasionuar të etnografisë do të pasqyrojnë gjithë larminë, artin, simbolikat e saj në aktivitetin që do të mbahet sot në qytetin e Shkodrës.

Në gjithë pellgun e Mesdheut e gjejmë ende gjallë të ruajtur në Shqipërinë e Veriut.

Atë e gjejmë në Kelmend, e Dukagjin, brigjet e Drinit, Pukë, Zadrimë, rrafshin e Dukagjinit, Has e Gjakovë. Gjithë kjo shpërndarje, tipologji, dhe vlera, do të prezantohen në seminarin kushtuar Xhubletës.

Aktiviteti vjen në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë sot në orën 11:00 në Shkodër.