“Fronin” e mban Japonia/ Njihuni me 10 pasaportat më të fuqishme, Shqipëria në vendin e 56

107

Nga gati 200 pasaporta, pasaporta e Japonisë mbretëron si pasaporta më e fuqishme në botë për të katërtin vit radhazi, sipas Indeksit të Pasaportave Henley të vitit 2021, të publikuar më 5 tetor.

Siç ndodh zakonisht, tre shtete aziatike – Japonia dhe Singapori në vendin e parë dhe Koreja e Jugut dhe Gjermania në të dytin – kryesuan listën, dhe shumica e shteteve europiane u përfshinë në 10 vendet e para, së bashku me Australinë dhe Kanadanë.

Shtetet e Bashkuara u ngritën një vend në listë nga viti 2020, kur u rendit në vend të tetë pasi pasaporta amerikane mund të aksesonte 184 shtete pa viza.

Shqipëria dhe rajoni

Sipas indeksit Shqipëria renditet në vendin e 56, ku poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 113 shtete.

Maqedonia e Veriut në vendin e 47 me 125 vende të aksesushme, Mali i Zi në vendin e 28 me 123 shtete. Kosova në vendin e 108, ku mund të udhëtohet në vetën 40 shtete.

10 pasaportat më të fuqishme janë:

  1. Japonia dhe Singapori; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 192 shtete pa viza.
  2. Gjermania dhe Koreja e Jugut; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 190 shtete pa viza.
  3. Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 189 shtete pa viza.
  4. Austria dhe Danimarka; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 188 shtete pa viza.
  5. Franca, Irlanda, Hollanda, Portugalia dhe Suedia; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 187 shtete pa viza.
  6. Belgjika, Zelanda e Re dhe Zvicra; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 186 shtete pa viza.
  7. Republika Çeke, Greqia, Malta, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 185 shtete pa viza.
  8. Australia dhe Kanadaja; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 184 shtete pa viza.
  9. Hungaria; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 183 shtete pa viza.
  10. Lituania, Polonia dhe Sllovakia; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 182 shtete pa viza. / Monitor