‘Fronin’ e mban Zvicra, njihuni me vendet ku gratë gëzojnë më shumë të drejta

66

Pesë vende europiane renditet të parat në botë për të drejtat e grave. Fronin e mban Zvicra, e renditur nga Danimarka, Suedia, Franca dhe Portugalia,

Analiza është bërë mbi promovimin e barazisë së grave në vendin e punës, njoftoi Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD), sipas një treguesi që rendit 120 vende për nga mënyra se si e trajtojnë diskriminimin kundër grave, me ligjet dhe reformat e tyre politike.

Ndërkohë, Guinea, Jordania, Irani, Pakistani dhe Jemeni renditeshin në fund të treguesit të OECD-së për Institucionet Sociale dhe Gjininë.Treguesi u publikua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Diskriminimi gjinor, duke përfshirë gjymtimin e organeve femërore, shkeljen e të drejtave riprodhuese, pagat dhe dhunën gjinore, vlerësohet se i kushton ekonomisë globale 6 trilion dollarë, ose 7.5 për qind të vlerës, thuhet në raport.

OECD i jep Zvicrës rezultatin 8.1 në renditje për diskriminimin gjinor “shumë të ulët” si dhe për ligje të forta dhe norma shoqërore që trajtojnë këto çështje. Ndërsa Jemeni kishte rezultatin 64 për ashpërsinë e normave gjinore që kufizojnë liritë, qasjen financiare, dhe drejtësinë për viktimat femra të dhunës dhe përdhunimit.