Frutat janë shumë të rëndësishme në dietën ushqimore. Ato janë baza e piramidës ushqimore dhe duhet të konsumohen në çdo stinë dhe çdo ditë. Por, përveç kësaj është shumë e rëndësishme edhe momenti kur i konsumoni. Frutat nuk duhet ti hamë pas buke, ky është një ves i gabuar, i dëmshëm për shëndetin.
Sipas nutricionistëve koha më e mirë për të konsumuar fruta është herët në mëngjes, pasi keni pirë një gotë me ujë. Ndërkohë që ngrënia e tyre menjëherë pas vaktit ushqimor nuk është aspak e këshillueshme, pasi stomaku nuk arrin t’i tresë këto të fundit në mënyrën e duhur. Ideale është që frutat të konsumohen një orë përpara vaktit ushqimor, ose dy orë pas këtij të fundit.
Por, përse ndodh e gjithë kjo? Frutat kanë tendencën ta kryejnë më shpejtë procesin e fermentimit kur ndihmohen nga substancat që prodhon stomaku dhe gjithashtu treten me kollaj nga ky i fundit se ushqimet e tjera. Pra, nëse ju hani ushqimin dhe pas tij hani menjëherë fruta, tretja e ushqimit do të ndalojë tretjen e frutave. Në këtë mënyrë frutat do të fermentohen në stomak gjatë kohës që presin radhën e tretjes.
Prandaj konsumoni njëherë frutat e më pas ushqimin. E rëndësishme është që ato të jenë pjesë e përditshmërisë tuaj duke ndikuar pozitivisht në shëndet.