Fushat sportive tek stadiumi Dinamo kanë filluar që të vishen me ngjyra.
Entuziazmi i të rinjve që preferojnë kohën e lirë ta kalojën në mënyrë të shëndetshme duke u marrë me aktivitete sportive, tashmë pasqyrohet edhe përmes ngjyrave të jetës në fushat sportive të basketbollit, futbollit dhe volejbollit që të sjellin në mendje terrenet sportive në Brooklyn të SHBA-ve.
Terrenet e reja sportive janë ndër më të frekuentuarat nga qytetarët.