Gati statusi i naftëtarit, pritet të përfitojnë 5 mijë përsona

258

pus-905x395-905x395

Qeveria ka gati statusin e naftëtarit nga i cili do të përfitojnë rreth 5 mijë persona.

Nisma ka marrë formën përfundimtare si draft dhe pas miratimit në qeveri i kalon për diskutim dhe miratim Kuvendit të Shqipërisë. Ky projektligj përcakton pozitën juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqërore, kërkesat e  përgjithshme të pranimit, të drejtat, detyrimet dhe kufizimet e punonjësve të Industrisë së Naftës dhe Gazit në Republikën e Shqipërisë, për arsye të karakterit të veçantë të punës dhe ndikimit në shëndet të kësaj pune, si dhe garancitë ligjore për zbatimin e tyre.

Numri i përfituesve të këtij statusi llogariten rreth 5 mijë vetë ndërsa përfitues të pensionit në vitin e parë si rezultat i uljes së moshës së pensionit me pesë vjet llogaritet afërsisht 2 mijë persona.

Burimi: Top Channel