Gazeta “L’Est républicain” promovon Shqipërinë

3

“Shqipëria është e mrekullueshme”, shkruan gazeta e njohur franceze “L’Est républicain”.

Mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, plot 56 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në shkrimin e botuar nga francezja “L’Est républicain” thuhet se “Shqipëria është e mahnitshme. Aty ku ndjenja e mirëseardhjes ndriçon buzëqeshjet e njerëzve, në guidën e plotë nga Alpet e veriut dhe Shkodra, për të shkuar nga Tirana në Gjirokastër, në Butrint e në bregdet, në një shëtitje unike, ku brenda një kohe të shkurtër gjen gjithçka për të kaluar pushime fantastike”.

“Shqipëria është një vend malor (70 % e sipërfaqes është e përbërë nga malet). Alpet dinarike, në veri të vendit kulmojnë në 2700 m lartësi. Ato rezistojnë ende të egra dhe pak të frekuentuara. Parku kombëtar i Thethit është një nga vendet që duhet vizituar. Me malet, ujëvarat, shpellat dhe fshatrat si ai i Thethit, me vlera arkitekturore”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e “L’Est républicain”.

Gazeta franceze ka përshkruar Alpet, Thethin, liqenin e Komanit, qytetin e Beratit, Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës, Butrintit dhe Tiranën.

/ata.gov.al