Gëzojuni dritës së diellit, si ndikon pranvera në gjendjen tonë shpirtërore

75

Mundësia për të qenë në natyrë,  frutat dhe perimet e freskëta sezonale në tryezat tona, lulet që çelin, të gjitha janë elementë që kontribuojnë në përmirësimin e humorit tonë.

Studimet shkencore tregojnë gjithashtu se pranvera ka këtë efekt të dobishëm në trup dhe mendje, pasi drita e zgjatur e ditës përmirëson gjendjen shpirtërore te shumë njerëz me mirëqenie dhe energji.

Depresioni sezonal, në fakt shkaktohet nga mungesa e dritës së ditës dhe shkakton çrregullime të ngrënies ose të gjumit.

Këto simptoma përgjithësisht zhduken me mbërritjen e pranverës.

Dopamina, një neurotransmetues i lëshuar nga truri dhe i shoqëruar me vëmendje, motivim, kënaqësi dhe humor të mirë, duket se rritet me rritjen e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit.

Sidoqoftë, ushqimi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm, luleshtrydhet dhe frutat e tjerë të freskët në tryezë, me funksionin e tyre detoksifikues dhe hidratues, janë të dobishëm për përmirësimin e humorit dhe për mirëqenien më të madhe.