Gjermani, Britani, Turqi…./Aeroporti i Rinasit: 11 fluturime të konfirmuara për nesër

83

Tirana International Airport publikoi listën e kompanive ajrore që do të operojnë ditën e nesërme në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Sipas TIA-s, janë konfirmuar gjithsej për ditën e mërkurë 11 fluturime.

Fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë janë me “Air Albania” në linjat Tiranë – Stamboll dhe kthim dhe Tiranë – Frankfurt dhe kthim. Me “Wizz Air” do të fluturohet në linjat Tiranë – Bergamo dhe kthim, Tiranë – Memmingem dhe kthim, Tiranë – Dortmund dhe kthim, Tiranë – Luton dhe kthim dhe Tiranë – Bolonjë dhe kthim.

Me “Aegean Airline” në linjën Tiranë – Athinë dhe kthim. Me “Albawings” në linjën Tiranë – Venecia dhe kthim. Me kompaninë “Austrian Airlines” në linjën Tiranë – Vjenë dhe kthim dhe me kompaninë “Pegasus Airline” në linjën Tiranë – Stamboll dhe kthim.

TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi.

Po ashtu, kompania kërkon që pasagjerët që do të udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Sipas TIA-s, maskat janë të detyrueshme.⠀⠀

Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e Bashkimit Europian.⠀⠀

“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e Bashkimit Europian”, informon TIA.