Gjermania i dhuron Shqipërisë 268 milion euro,të gjitha për ekonomi e zhvillim

256

Prej korrikut 2016 Gjermania ka vënë në dispozicion të projekteve të përbashkëta me Shqipërinë 102,5 milionë euro, duke u shndërruar në donatorin më të madh bilateral.

Ky fakt u nënvizua edhe në firmosjen e protokollit të bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane.

Qeveria Federale ka miratuar për Republikën e Shqipërisë  për dy vitet në vijim një fond prej 168,4 milionë eurosh.

Krahas kësaj Banka Gjermane për Rindërtim KfË  lëvron për Ministrinë e Financave në Shqipëri një kredi në vlerën e 100 milionë eurove.