Gjirokastër, nis rehabilitimi i akseve rurale

293

Në Gjirokastër bashkia njoftoi fillimin e punimeve për rehabilitimin e një aksi rural në Lunxhëri dhe një tjetër segmenti, përfshirë edhe urën e Picarit në Cepo.

Investimet me vlera përkatësisht 74 milionë lekë dhe 7,5 milionë pritet të përfundojnë përpara vjeshtës.

Lidhja mes fshatrave Dhoksat dhe Qestorat në Lunxhëri ka qenë e lidhur ngushtë me mundësinë e mbërritjes së produkteve të zonës në tregun e qytetit.
Për banorët e Picarit, Kolonjës dhe Golemit, skajit më të largët të Bashkisë së Gjirokastrës investimi pritet të përmirësojë situatën e qarkullimit gjatë dimrit, përiudhë kur aksi behej shpesh i pakalueshëm.

Zonat që vijojnë të mbeten problematike përsa i përket infrastrukturës rurale vijojnë të jenë akset drejt Zhulatit në Cepo, ai drejt tre fshatrave të sipërm në Antigone dhe disa segmente në Odrie.

Burimi: Top Channel