Skënderbeu kualifikohet për në fazën “play-off” të Europa League

318

“Ujqit e dëborës” kanë bërë mrekullinë duke u kualifikuar në “Elbasan Arena”.

Skënderbeu dhe Mllada e Boleslav e kanë zgjidhur çështjen e kualifikimit për në fazën “play-off” të Europa League vetëm me 11-metërsha pasi loja e rregullt e dy takimeve, si në Shqipëri ashtu edhe në Çeki përfunduan me të njëtin rezultat, 2-1.

Fati i “ruletave ruse” i ka buzëqeshur Skënderbeut i cili ka triumfuar 4-2 falë pritjeve të Orges Shehit.

Në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”, goli i parë u shënua nga Janos në minutën e 18-të, më pas fillimisht Sabien Lilaj në fillimin e pjesë së dytë do të barazonte shifrat, ndërsa më pas, Plaku në të 83-ën do të gëzonte të gjithë të pranishmit në “Elbasan Arena” duke dërguar shifrat në 2-1.