Në Gjirokastër ka filluar zbatimi i projektit “Gjirokastra in white”, restaurimi dhe rehabilitimi i fasadave të banesave kolektive në zonën e mbrojtur dhe në vazhdim unifikimi me objektet e Bulevardit “18 Shtatori”, me kosto deri në 2 miliardë lekë.
Restaurimit do t’u nënshtrohen 140 banesa kolektive në lagjen “18 Shtatori” të qytetit. Unifikimi estetik i pjesës së re të qytetit, fasadat e së cilës do të jenë në ngjyrë gri të hapur, me pjesën e sipërme karakteristike është pjesë e një projekti rehabilitimi urban të shkallëzuar i mbështetur prej Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.