Google Family Link, aplikacioni që bën të mundur kontrollin prindëror ndaj fëmijëve

323

Shumë platforma sociale ndalojnë krijimin e një profili për personat që nuk kanë mbushur moshën 13 vjec. Shumë adoleshentë gënjejnë për moshën vetëm që të regjistrohen. Për të evituar këtë gjë, Google po punon për Family Link, një lloj “kontrolli prindëror” për aparatët Android.

Në këtë mënyrë janë prindërit që krijojnë llogaritë e fëmijëve, dhe njëkohësisht kanë në dorë shumë metoda kontrolli. Psh, prindërit mund të monitorojnë kohëzgjatjen e fëmijëve online, duke imponuar orare limit në mbrëmje, dhe duke e bllokuar aksesin. Madje prindërit me Family Link mund të refuzojnë dhe aksesin e lojërave online, aplikacioneve, apo muzikës nga Play Store, dyqani dixhital i Google.

Nëse fëmijët dëshirojnë të instalojnë një, kërkesa shfaqet në smartphone e prindërve, që ka 24 orë kohë për të vendosur nëse do ta autorizojë doënload apo mohojë.

Sapo të mbushin 13 vjec, Google do t’i kërkojë përdoruesit nëse dëshiron të transformojë llogarinë e tij, në një të rregullt apo të vazhdojë të përdorë kontrollin prindëror.

Momëntalisht aplikacioni Family Link është i disponueshëm vetëm për aparatët android, dhe është testuar në një grup të ngushtë vullnetarësh në SHBA, që kanë fëmijë minorenë nën 13 vjec.