Hapen konkurset për punonjës psiko-social në shkolla

94

Këtë vit, shërbimit psiko-social në shkollat tona t’i shtohen edhe 235 punonjës të rinj në të gjithë vendin.

Ky vendim ka si qëllim rritjen e mëtejshme të cilësisë së këtij shërbimi dhe mbulimin më të plotë të shkollave në të gjithë territorin, përfshirë edhe zonat periferike dhe të largëta.

Këta punonjës do të kenë në dispozicion edhe paketën e dokumenteve të miratuara së fundmi në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, standardet e përgjithshme profesionale, parimet e etikës dhe udhëzuesin për praktikën e punës. Këto do të ndihmojnë ndjeshëm në përmirësimin, standardizimin dhe monitorimin në mënyrë të unifikuar dhe të vazhdueshme të punës së tyre.

Të gjithë kandidatët e interesuar për t’u punësuar në shërbimin psiko-social në shkolla të aplikojnë sipas procedurave të konkurimit që sapo janë shpallur në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar. Informacionet e nevojshme, kriteret dhe afatet përkatëse mund t’i gjeni në çdo drejtori rajonale dhe zyrë arsimore vendore në çdo bashki të vendit.